Deontej Uajlder: Kush mashtron në ring, ai fiton sfidën

Boksieri amerikan Deontej Uajlder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka befasuar me deklaratën e tij në lidhje me emrin e fituesit nga dueli mes Tajson Fjuri dhe Oleksandr Usyk.  Të dy këta janë kampionë bote dhe pritet që në mars të zhvillojnë një sfidë që do të unifikojë titujt e këtij Divizioni. Uajllderi tha se fitues i kësaj sfide del boksieri që do të arrijë të “mashtrojë” më shumë gjyqtarin.

“Nuk e di se kush fiton, pasi për mua është një duel ku secili nga boksierët ka 50% shanse për ta fituar atë. Varet se cili prej tyre bën më shumë lëvizje mashtruese në ring. Për mua kjo do ta bëjë diferencën, ai që do të mashtrojë më shumë në ring”, tha Uajder, që në të shkuarën ka dueluar 3 herë ndaj Tajson Fjurit, duke barazuar sfidën e parë dhe humbur dy të tjerat.

Si Fjuri ashtu dhe Usyk, janë të pamposhtur në karrierën e tyre dhe pritet që brenda janarit të zyrtarizojnë duelin e madh.

LEXO EDHE:

Back to top button