Deontej Uajlder më shumë i beson Usyk-ut se sa Fjurit

Më 18 maj, në duelin e unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë, boksieri britanik Tajson Fjuri do ta sfidojë ukrainasin Oleksandr Usyk. Pas Antoni Xhoshua edhe Deontej Uajllder mendon se fitues do të dalë ukrainasi. Amerikani, që në tri përballje ndaj Fjurit barazoi në sfidën e parë dhe humbi në dy duelet e tjera, ka bërë parashikimin e tij.

“Për sa i përket fituesit, unë do të shkoja me Usyk. Por, në të njëjtën kohë, Fjuri është më i madh dhe di të përdorë përmasat e tij. Fjuri është në formë më të mirë nga sa mendoja se do të ishte”, tha Deontej Uajllder.

Amerikani, që e njeh mirë forcën e britanikut.

“Ai nuk është i ngadalshëm, ai ka fuqi të mirë goditjeje dhe një mendje të mirë boksi. Është një luftë e mirë në letër. Por do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Uajllder ka një duel në Arabinë Saudite më 1 qershor, ku do të përballet me Zhilei Zhang, në një sfidë për peshat e rënda. Ish-kampioni i botës nuk po kalon një moment të mirë në ring dhe mund të tërhiqet nga sporti.

LEXO EDHE:

Back to top button