Deponia në Strugë, “minierë ari” për marrjen e parave të komunës

Deponia në Strugë, “minierë ari” për marrjen e parave të komunës

Gazetar: Miki Trajkovski

Autoritetet lokale në Strugë kanë shpenzuar më shumë se 800 mijë euro për katër vjet për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e deponive. Por, në vend të sanimit të hapësirës dhe dislokimit të deponisë ilegale ekzistuese në hyrje të qytetit, siç premtoi kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është shpenzuar një shumë e madhe prej 820.000 eurove, akuzon VMRO-DPMNE.

“Unë dyshoj se këto para janë shpenzuar realisht për mirëmbajtjen e deponisë. E njëjta kompani e mirëmban deponinë dhe fondet për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e deponisë transferohen me atë normë”, tha Alen Dereban-këshilltar nga VMRO DPMNE.

Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, nuk iu përgjigj telefonatave të Alsatit për t’iu përgjigjur këtyre pretendimeve. Kemi dërguar pyetje te zyra e tij, por as nga aty nuk kemi marrë përgjigje. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se deponia, për të cilën ka procese gjyqësore është burim ndotjeje për të gjithë qytetin.

“Është rritur edhe numri i deponive ilegale në qytet dhe fshatrat përreth, gjë që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Agjendën e Gjelbër të reklamuar”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Qytetarët pyesin se në xhepin e kujt përfundojnë këto para…

“Unë mendoj se ky problem nuk do të zgjidhet kurrë dhe do të zgjasë shumë. Mendoj se edhe kjo është bërë me marrëveshje të ndërsjellë”.

“Kjo e gjitha është nga njerëzit, gjitha nga ne punëtorët. Deponia duhej të zhvendosej prej andej. Ata nuk e zgjidhin këtë. Ky vit do të jetë i tillë. Deponia ishte lartë, e sollën atje, pse? Për para, për interes. Vendi është i tij…”

“…Duhet vullnet, ju duhet staf, para, duhet kontroll të parave”.

Për deponinë e Strugës ka një proces gjyqësor në të cilin Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë i padit komunën, Ndërmarrjen Komunale Publike dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor, se nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem të madh ekologjik. Shoqata kërkon nga gjykata t’i obligojë institucionet e paditura që ta pastrojnë dhe rivitalizojnë zonën. Për stacionin e ringarkimit ku duhej të seleksionoheshin mbetjet, edhe pse u shpenzuan 340 mijë euro, ai nuk funksionoi ndërsa ajo që u ndërtua po rrënohet./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button