Deputetë nga Republika e Çekisë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Deputetë nga Republika e Çekisë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Një delegacioni i Komisionit për punë të jashtme, Dhoma e deputetëve nga Parlamenti i Republikës Çeke, sot do ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Delegacioni parlamentar çek do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ndërsa do të realizojë takime edhe me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme, si dhe me kryetarin dhe anëtarët e Grupit të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e e Republikës Çeke.