Deputetët votuan Risto Penovin për ministër të Vetëqeverisjes Lokale

Deputetët votuan Risto Penovin për ministër të Vetëqeverisjes Lokale

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot me 63 vota “PËR” në seancën e 88-të ka zgjedhur Risto Penovin për ministër të Vetëqeverisjes Lokale. Penov vjen në postin ministror pasi bashkëpartiaku i tij dhe paraardhësi Goran Milevski dha dorëheqjen nga posti për arsye personale.

Pas emërimit të Penovit për ministër të Vetqeverisjes Lokale, deputetët vazhduan me me pikën e dytë të rendit të ditës, gjegjësisht zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, për të cilën ka përfunduar debati dhe duhet të votohen vetëm Fatmir Skender dhe Tatjana Vasic Bozadzieva. Në rendin e ditës të seancës, ndër të tjera, janë ligjet që kanë të bëjnë me masat për përballimin e krizës energjetike, si dhe ndryshimet në ligjet për shoqatat dhe partitë politike.

LEXO EDHE:

Back to top button