Deputeti i Vetëvendosjes aksidentohet me një serb

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka njoftuar se është aksidentuar mbrëmjen e djeshme me veturën e një serbi, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë Korenica, derisa ka thënë se në veturë ishte bashkë me familjen e tij.
Siç e përshkruan përfaqësuesi i VV’së në Kuvend, vozitësi i makinës së tipit ‘Renault’ ishte i nacionalitetit serb dhe nën ndikimin e alkoolit.
“Mbrëmë, unë dhe familja pësuam një aksident të vogël përderisa ishim në kthim për në banesë. Vetura Renault që ishte pronë e një serbi, kishte marrë kahjen e kundërt në rrethrotullim, dhe pasi erdh policia e trafikut dhe ja bëri vozitësit testin e alkoolit doli të ishte nën ndikimin e tij”, njoftoi ai në profilin e tij në ‘Facebook’.
I njëjti nuk ka bërë të ditur nëse personat të përfshirë në aksident kanë pësuar ndonjë lëndim.