Der Leyen: Prodhuesit e vaksinave të respektojnë marrëveshjet

Bashkimi Evropian ka investuar miliarda për të kontribuar në zhvillimin e vaksinave të para kundër Covid-19, për të krijuar një të mirë të përbashkët globale dhe tani kompanitë duhet të bëjnë pjesën e tyre, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von deer Leyen në samitin virtual të Davosit.

”Ato duhet të respektojnë zotimet e tyre”, theksoi ajo.

“Kjo është arsyeja pse ne do të krijojmë një mekanizëm transparence për eksportet e vaksinave. Evropa është e vendosur të kontribuojë, ajo është serioze”, shtoi ajo.

”Bashkimi Evropian synon të nisë një program biombrojtës për të trajtuar pandemitë. Ne duhet të jemi gati, nuk mund të presim për pandeminë tjetër”, deklaroi presidentja.

LEXO EDHE:

Back to top button