Derbi do të zhvillohet, Juve u nis drejt Milanos

Juventusi do zhvillojë përballjen ndaj AC Milanit, e vlefshme për xhiron e 16-të të Seria A. “Bianconerët” njoftuan se dy mbrojtësit Aleks Sandro dhe Huan Cuadrado kanë dal pozitiv me COVID-19, derisa priteshin rezultatet e testeve të fundit. Sot është konfirmuar te mediat italiane se Juventusi ka udhëtuar në Milan, aty ku do zhvillojë ndeshjen në “San Siro”.

Tani, pritet vetëm komunikata zyrtare e “Zonjës së Vjetër” për të dëshmuar se nuk kanë të prekur të tjerë me koronavirus.

Së fundmi Juvent Juventusi publikoi edhe listën e lojtarëve të ftuar, pos të prekurve me COVID-19, mungon edhe sulmuesi Alvaro Morata.

LEXO EDHE:

Back to top button