Derbi dramatik me 3 kartona të kuq, mes tyre edhe për trajnerin Arne Slot

Derbi dramatik ai mes Evertonit dhe Liverpulit, që u mbyll me shifrat 2 me 2. Fillimisht ishin vendasit që zhbllokuan shifrat me Beton, në minutën e 11-të, ndërkohë që Mek Alister në të 16-tën dhe Salah në 73 përmbysën gjithçka.

Kur u mendua se Liverpuli do të arkivonte 3 pikë në këtë duel, ishte Tarkovski ai që shënoi golin e barazimit në minutën e 90+8, duke bërë që në stadium të shpërthente një festë e jashtëzakonshme, teksa tifozët vendas nuk u përmbajtën duke hyrë në fushë gjatë festimit të golit.

Nuk mungoi as tensioni, me gjyqtarin që nxori nga xhepi 3 kartonë të kuq, Doukoure për vendasit dhe Xhons e trajneri Slot për Liverpulin. Me këtë barazim Liverpuli kryeson me 57 pikë, plot 7 më shumë se ndjekësit e Arsenal.

LEXO EDHE:

Back to top button