Derbi i javës për Çair 2030, mund MZT Skopjen
Derbi i javës për Çair 2030, mund MZT Skopjen
Përballja derbi i javës së 5-të në bastketbollin vendor, në mes Çair 2030 dhe MZT Skopjes u mbyll me fitore të vendasve, për të regjistruar fitoren e parë ndaj kampionëve aktual të Maqedonisë.
Në pjesën e parë dominoi skuadra vendase, e cila shkoi në pushim me 4 pikë epërsi, pran rezultatit 44-41.
Me tempon e njëjtë vazhdoi edhe pjesa e dytë dhe mysafirët arritën që të zbusin epërsinë dhe fitojnë çerekun e tretë me 17-16. Një lojë dramatike dhe tejet interesante ishte në çerekun e katërt, ku luhej për çdo sulm dhe për çdo pikë. Në momentet vendimtare, mysafirët arritën që në sekondat e fundit të aksionit të shënojnë 3 pikë, kur në tabelë kishte vetëm 28 sekonda.
Vendasit u përgjigjën me dy goditje të lira të realizuara për rezultatin 79-80. Në fund mysafirët humbën topin në aksionin e fundit, mirëpo vendasit nuk shfrytëzuan gjuajtjet e lira për të siguruar fitoren dhe pjesa e rregulltë u mbyll me barazim 82-82.
Koha shtesë solli edhe më shumë nxitje në palestrën “Shaban Trstena”. Mysafirët dy herë ishin në epërsi, por basketbollistët vendas nuk u dorëzuan dhe në fund me plotë meritë shënuan fitore me rezultat 95-94.
Më efikas te vendasit ishte Divante Mofis me 31 pikë, ndërsa te skuadra mysafire u dallua Bojan Krstevski me 21 pikë.