Derbi i ndërprerë holandez, merr epilog të ri
Ndeshja derbi e kampionatit holandez që u nderpre të dielën për shkak të dhunës në stadium, tashmë ka një epilog të ri.
Ajaksi-Fejnord do të luajnë të mërkurën, pa tifozë dhe ndeshja e tyre do të rifillojë në minutën e 55.
Ndeshja do të vazhdojë me rezultatin 3-0 në favor të Fejnordit, ashtu siç ishte në fushë kur tifozët vendas hodhën flakë në fushë./Indeksonline/







