Derbi pa fitues, Shkupi – Shkëndija 1-1

Sot u zhvilluan 6 sfidat e javës së 17-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, e cila kaloi në shenjë të derbit të madhe të zhvilluar në Shkup, ku u takuan FC Shkupi dhe Shkëndija. Kampioni aktual, Shkëndija, ishte në epërsi me golin e Sindrit Gurit në minutën e 71-të, ndërsa lideri aktual në Ligën e Parë, skuadra e FC Shkupit, barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 88-të, falë realizimit preciz nga Alavarezi, nga gjuajtja e lirë.

Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi në Tetovë, në sfidën në mes Renovës dhe Tikveshit. Mustafov solli epërsi për vendasit, ndërsa mysafirët barazuan me golin e Ngoba-s.

Në përballjet e tjera, Makedonija Gjorçe Petrov në mënyrë bindëse mundi Akademia Pandevin me 4-1, ndërsa fitore bindëse shënoi edhe Boreci në transfertë, duke mundur Pelisterin në Manastir me rezultat 3-1. Fitores në transfertë iu gëzua edhe Rabotniçki, që mundi Bregallnicën me 2-1. Ndërkohë Skopje shfrytëzoi terrenin vendas dhe me golin e Kirovskit, mundi skuadrën e Struga Trim Lum.

 

Liga e Parë – Java 17

 

FC Shkupi 1-1 Shkëndija

Renova 1-1 Tikveshi

Makedonija Gj.P. 4-1 Akad. Pandev

Pelisteri 1-3 Boreci

Bregallnica 1-2 Rabotniçki

Skopje 1-0 Struga Trim Lum

LEXO EDHE:

Back to top button