Derbi për FC Shkupin, Struga me përmbysje fiton 3 pikë

Sot u zhvilluan 5 ndeshjet e javës së 17-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e kësaj jave, por edhe të sezonit, skuadra e FC Shkupit mundi minimalisht, me 1-0, skuadrën tetovare. Momenti vendimtar ndodhi në minutën e 38-të të sfidës së zhvilluar në stadiumin në Çair, kur Trapanovski gjeti këndin e pambuluar të portës mysafire.
Nën hije të sfidës në Shkup u zhvilluan edhe 4 duele të kësaj jave. Kampioni aktual, Struga Trim Lum, me përmbysje të rezultatit mundi Tikevshin me 3-2, ndërsa Gostivari barazon 1-1 ndaj Sileksit në Kratovë.
Skuadra e Voska Sportit iu shmang disfatën dhe në fund barazon 2-2 në terrenin e Bregallnicës, ndërsa Rabotniçki falë golit të shënuar nga Ermedin Adem mundi me 1-0 skuadrën e Brera Strumicës. Ditë më parë, Vardari, në transfertë, mundi Makedonija Gjorçe Petrovit me 1-0.
LIGA E PARË
FC Shkupi 1-0 Shkëndija
Tilveshi 2-3 Struga Trim Lum
Sileksi 1-1 Gostivari
Bregallnica 2-2 Voska Sport
Rabotniçki 1-0 Brera Strumica
Makedonija Gj.P 0-1 Vardari