Derbi për Golden Stejtin, fiton edhe L.A. Klipers

Mbrëmë u zhvilluan tre përballje në NBA, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte derbi në mes Golden Stejtit dhe Bruklin Netsit, e cila me plot meritë i takoi “Uarriorsave”. Me këtë rast Golden Stejt dominoi takimin dhe mundi basketbollistët e Bruklinit me rezultat 117-99. Më meritor për triumfin e Golden Stejtit ishte Stefon Kerri me 37 pikë, duke lënë pas yjet e mysafirëve nga Bruklini si Xhejms Harden me 24 dhe Kevin Durant me 19 pikë.

Fitore më të vështirë se sa duket rezultati në shikim të parë, ka shënuar edhe skuadra e Los Anxhelos Klipers, që mundi San Antonio Spursin me rezultat 106-92. Fitores iu gëzua edhe Juta Xhaz që mundi Filadelfia-n me rezultat të thellë 120-85.

LEXO EDHE:

Back to top button