Derbi për Struga Trim Lum, fiton edhe Shkëndija

Sot u zhvilluan ndeshjet e javës së 22-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku spikati derbi në Strugë në mes dy ekipeve të kreut të renditjes. Në fund, pas 90 minuatve lojë, skuadra e Struga Trim Lum-it shënoi fitore me 2-1 ndaj FC Shkupit, falë 2 penaltive të realizuar nga Bunjamin Shabani dhe Besart Ibraimit. Edhe mysafirët ishin të sigurtë nga pika e bardhë, ndërsa autori ishte Fredi Alvarez. Me këtë fitore, skuadra strugane ka epërsi 4 pikësh para kampionit aktual dhe marshon drejt titullit të parë në historikun e vet.

Në përballjet e tjera, Shkëndija me 3-1 mundi Rabotniçkin në stadiumin në Tetovë, falë golave nga Cake, Milevit dhe Mujezinoviqit. Ndërkohë golin e nderit për “romantikët” e shënoi Rusheviq, në kohën shtesë.

Befasi të madhe përgatiti skuadra e Bregallnicës, e cila si mysafirë, me 2-1, mundi Sileksin në Kratovë. Fitore në terrenin vendas për Akademia Pandevin në përballjen ndaj Pobedës me 3-0, ndërsa nuk kishte fitues në sfidën në Shkup, ku Skopje dhe Makedonija Gjorçe Petrovi u ndalën në barazim 1-1.

 

 

Liga e Parë – Java 22

 

Struga Trim Lum 2-1 Fc Shkupi

Shkëndija 3-1 Rabotniçki

Sileksi 1-2 Bregallnica

Akademia Pandev 3-0 Pobeda

Skopje 1-1 Makedonija Gj.P.

LEXO EDHE:

Back to top button