Deri në fund të vitit do të arrijë ilaçi për pacientët me fibrozë cistike
Deri në fund të vitit do të arrijë ilaçi për pacientët me fibrozë cistike

Deri në fund të vitit do të arrijë ilaçi Trikafta për pacientët me fibrozë cistike, ndërsa deri më datë 20 të këtij muaji komisioni i ekspertëve do të vendos se për sa pacientë do të sigurohet terapia. Asociacioni për fibrozë cistike tashmë një kohë të gjatë po lufton për sigurimin e terapisë për të gjithë 140 të prekurit nga kjo sëmundje. Muaj më parë shteti siguroi terapi për 12 pacientët të cilët janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Por nga asociacioni protestuan duke kërkuar që në buxhet të përfshihen të gjithë pacientët. /Alsat.mk