Deri në gjysmë ore pritet në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”
Deri në gjysmë ore pritet në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”

Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.
“Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë koha e pritjes në “Bogorodicë” është 20-30 minuta, në Tabanoc 20-30 minuta në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, kumtoi LAMM.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së vendosur dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
“Kjo veçanërisht vlen për akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë”.