Derisa LSM-ja pret përgjigje për rritjen e rrogës, partitë vazhdojnë përplasjet mes tyre se cila më shumë po keqpërdor sindikalistët

Derisa LSM-ja pret përgjigje për rritjen e rrogës, partitë vazhdojnë përplasjet mes tyre se cila më shumë po keqpërdor sindikalistët

Gazetar: Angell Dimovski

Në kohën kur duhet të presim rritje të pagës minimale, Qeveria dhe opozita grinden se sa duhet të jetë rritja. VMRO-DPMNE-ja akuzon kreun e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafillov se po flet dhe vepron si zëdhënës i LSDM-së.

“Kryetari i LSM-së ka kohë që vepron në përputhje të plotë me njoftimet partiake të LSD-së. Atë që LSD-ja e promovon si tezë politike, Sllobodan Trendafilov e merr si veprim sindikal. Kërkesat e LSM-së janë kërkesa të bëra në LSD. Politika e koordinuar mes LSD-së dhe LSM-së ka rrënjë më të thella, ndërsa për atë se kush janë ata do ta zbulojmë në konferencën e sotme për shtyp”, thonë nga VMRO DPMNE.

Edhe LSDM-ja opozitare ka dalë me propozim-ligj të ri. Ofrojnë zgjidhje ligjore që synon rritjen e pagave të 400.000 punonjësve, nga 3.000 deri në 15.000 denarë, pa asnjë ngarkesë shtesë për punëdhënësit, gjegjësisht të rriten kontributet.

“Kontributet pensionale, shëndetësore dhe sociale të ngrihen në mesataren e tre pagesave të fundit për një periudhë njëvjeçare. Kjo do të thotë siguri dhe parashikueshmëri për kompanitë, por edhe të ardhura më të larta për punonjësit. Kjo masë do të vlejë për të gjithë punëtorët me pagë neto deri në 65.380 denarë, që përfshin rreth 400.000 të punësuar në vend”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëe e LSDM-së.

E majta, nga ana tjetër, e përkrah propozimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe kërkon që të pranohet menjëherë. Ata thonë se rritja e pagës minimale është e nevojshme për të ulur varfërinë dhe dallimet sociale.

“Derisa çmimet rriten, ndërsa Mickoski, i këshilluar nga këshilltarët e shtrenjtë të qeverisë, po merret me ndalimin e qytetarëve për të ngrënë qershi dhe bizele të konservuar, E Majta u bën thirrje që të përballen me realitetin dhe t’i kthejnë dinjitetin punëtorit. Pranimi i propozimit të LSM-së është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri dhe është më se e rëndësishme dhe pasqyron realisht situatën me rritjen e çmimit”, njoftojnë nga E Majta.

Sipas ligjit, paga minimale duhet të rritet për 1.800 denarë, gjegjësisht do të jetë 24.400 denarë dhe do të përcaktohet në mes të marsit në Këshillin e ardhshëm socio-ekonomik. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button