Deshamp: Do të bëjmë çmos që të luajë Mbape kundër Holandës

Në mbrëmje do të luhet ndeshja e Grupit D, mes Francës dhe Holandës e vlefshme për “Euro 2024”. E gjithë vëmendja është te sulmuesi Kilian Mbape, i dëmtuar në hundë në sfidën e parë dhe që mund të luajë vetëm me një maskë mbrojtëse.

Lojtari ka provuar në stërvitje maskën dhe do të jetë trajneri Didie Deshamp, ai që do të vendosë.

“Mbappé u stërvit dje, kështu që do të shohim dhe do të bëjmë gjithçka me stafin mjekësor për ta vënë atë në dispozicion për sot. Si të gjithë lojtarët edhe ai dëshiron të jetë në fushë. Mbappei pati një dëmtim të rëndë, por është më i lehtë se sa një dëmtim në kavlije, kofshë, kyç”, tha më tej trajneri i Francës.

 

“Mbappé është më mirë, ne do të vendosim para ndeshjes nëse ai mund të luajë. Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur pas goditjes që mori dhe pasojave që pati. Gjërat duket se po ecin në një drejtim pozitiv, por le të shohim,”  tha Deshamp në konferencën për shtyp.

Duke folur për kundërshtarët e tyre, Deshamps ishte konciz.

“Holanda po bën shumë mire në këtë turne. I mungojnë disa lojtarë, por ende ka një ekip cilësor. Gjithsesi, objektivi ynë dhe i tyre është të përpiqemi të kualifikohemi,“ tha në fund Deshamp.

LEXO EDHE:

Back to top button