Deshamp flet haptaz për Benzeman, Mbapen dhe Argjentinën

Trajneri i Francës, Didier Deshamp ka analizuar në konferencën për shtyp përpara finales së madhe me Argjentinën, që do të zhvillohet në stadiumin “Lusail”.

“Konteksti i një finaleje është gjithmonë i veçantë. Ekziston një anë emocionale që mund të jetë e ndryshme për çdo lojtar. Kur është finalja e parë për një lojtar, ka më pak të dhëna dhe referenca. Të luash disa finale ndihmon. Ekziston një menaxhim emocional që është i rëndësishëm. Në lidhje me këtë, fjalimi im apo bisedat që mund të bëj me të gjithë lojtarët, natyrisht, nuk janë identike për secilin prej tyre”, tha tekniku i “gjelave”.

Në lidhje me situatën gripale që ka “mbërthyer” disa nga lojtarët më kyç francez, trajneri i “bluve” siguroi se ende nuk ka “asnjë lajm” për ta.

“Lojtarët ishin duke fjetur kur unë shkova në konferencën për shtyp, nuk kam informacion. Mundohemi t’ia dalim sa më mirë, me qetësi. Sot do të ketë informacione të reja. Do të kemi lajme sonte dhe deri nesër për t’u siguruar që jemi gati për këtë lojë të madhe”, tha më tej Deshamp.

I pyetur nga Deschamps në lidhje me pjesëmarrjen e Benzema në finale, tekniku i “gjelave” ashtu si zakonisht iu shmang gazetarëve me shumë “diplomaci”.

“A përhapet fjala tek gazetarët e huaj? Nëse nuk përgjigjem, do të thoni më vonë se jam i zemëruar. Kam lojtarë që janë lënduar më parë. Karim është njëri prej tyre. I fundit që u lëndua ishte Lucas Hernández. Që atëherë, kam 24 lojtarë për të menaxhuar. Parashtrimi i pyetjes për këta lojtarë është, për të thënë të paktën, pak i vështirë. Grupi është atje. Nuk jam i shqetësuar për ftesat nga lojtarët, ish-lojtarët apo lojtarët e lënduar. Nuk e di kush do të jetë atje. Ne kishim një grup në fillim dhe për shkak të asaj që ndodhi, ne humbëm tre prej tyre, me Nkunkun në fillim. Ata ishin pjesë e fillimit të aventurës.”,- shpjegoi tekniku i “gjelave”, për çështjen “Benzema”.

Përsa i përket Mbape, tekniku i “bluve” tha se Kilian ka nevojë për qetësi dhe se është në një gjendje të shkëlqyer shpirtërore.

“Mbappe? “Kur duhet të flasë, ai flet. Ka folur herë pas here. Kylian ka nevojë për qetësi, qetësi. Ai është i fokusuar në fushë, në atë që duhet të bëjë në fushë. Ai është në një gjendje të shkëlqyer shpirtërore. Nuk dua t’ia prish qetësinë shpirtërore, gjendjen shpirtërore” tha 54-vjeçari për Kylian Mbappe. /i.m /abcneës.al

LEXO EDHE:

Back to top button