Deshamp lë anësh Zhiru-n, debuton Kamara

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deshamp, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet në Ligën e Kombeve. Trajneri francez ka marrë disa vendime të mëdha, ndër to duke mos e përfshirë sulmuesin e Milanit, Olivier Zhiru, ndërsa ylli i Realit, Karim Benzema, është rikthyer në skuadër.

Zhiru shënoi dy gola në mungesë të Benzemas në miqësoret kundër Bregut të Fildishtë dhe Afrikës së Jugut në muajin mars, ndërsa e ka ndihmuar Milanin të kryesojë Serie A, me nëntë gola.

Real Madridi i Benzemas është gjithashtu në krye të La Ligas, 12 pikë më shumë se Barcelona në vendin e dytë. Benzema është në formë jetike, ku në Ligën e Kampionëve ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje duke e çuar Realin në finale.

Ndërkaq, mesfushori i Marsejës, Boubakar Kamara është ftuar për herë të parë në grumbullim me Francën.

LEXO EDHE:

Back to top button