Didie Deshamp mbetet në stolin e kombëtares së Francës. SIpas “ESPN”, pas eliminimit nga Zvicra në 1/8 e finales në Euro 2020, shumica kanë pritur se Deshamp do të shkarkohet nga detyra e trajnerit, mirëpo lajmet e fundit thonë se ai gjatë javës së ardhshme, do të shkojë të bisedojë për vazhdimin e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Francës.
Marrëveshja e Deshampit skadon në dhjetor të vitit 2022, mirëpo para EURO 2020, shqyrtohej mundësi që kontrata të vazhdohet deri në vitin 2024.
Kujtojmë se Deshamp është në krye të Francës nga viti 2012 dhe nën drejtiin e tij francezët arritën në çerekfinale të Botërorit 2014, finale në EURO 2016 dhe triumfuan në Botërorin e vitit 2018.








