Dëshirat nuk shkojnë në pension: Sparkasse Bank me ofertë të re për kredi konsumatore për pensionistë
Shkup, 27.4.2026 – Nën sloganin “Dëshirat nuk shkojnë në pension”, Sparkasse Bank prezanton kushte promovuese për kredi konsumatore të dedikuar për pensionistët, me qëllim të sigurojë mbështetje financiare shtesë dhe më shumë siguri në planifikimin e përditshëm.
Kredia konsumatore për pensionistë është me shumë maksimale deri në 1.500.000 denarë dhe afat shlyerjeje deri në 95 muaj, normë fikse interesi gjatë gjithë periudhës së shlyerjes, pa shpenzime aplikimi dhe pa tarifa administrative. Kredia është e dedikuar për nevoja të ndryshme të jetës, duke siguruar siguri dhe fleksibilitet në përditshmëri – nga rregullimi dhe renovimi i shtëpisë, kujdesi për shëndetin, udhëtimet, deri tek mbështetja e më të afërmve dhe pjesëmarrja në momente të rëndësishme familjare e festime. Vlerë shtesë sjell edhe opsioni “Këste sipas zgjedhjes suaj”, që u mundëson klientëve kontroll më të madh mbi buxhetin mujor dhe dinamikën e shlyerjes, përmes mundësisë së përshtatjes së lartësisë së kësteve mujore sipas nevojave individuale të klientëve.
“Te Sparkasse Bank besojmë se zgjidhjet financiare duhet të ndjekin stilin e jetës së klientëve, pa marrë parasysh moshën. Me këtë ofertë duam t’u japim mbështetje pensionistëve që të realizojnë planet e tyre – pa kompromis, me siguri dhe qetësi duke ditur se kanë një partner financiar të qëndrueshëm dhe të besueshëm”, deklaroi Ivana Petrevska, drejtoreshë e drejtorisë për marketing dhe komunikim në Sparkasse Banka.
Sparkasse Bank vazhdon të zhvillojë produkte që i përgjigjen nevojave reale të klientëve dhe, më e fundit, prezanton ofertën e përmirësuar të kredisë konsumatore për pensionistë – me fokus në siguri, fleksibilitet dhe pavarësi financiare.
Më shumë informacione janë në dispozicion në www.sparkasse.mk, në Qendrën e Shërbimit në tel. 02 15 050 ose në ekspoziturën më të afërt të Bankës.








