Dëshmitari i pestë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve pyetet për një rast kidnapimi

Dëshmitari i pestë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve pyetet për një rast kidnapimi

Në Dhomat e Specializuara të Hagës është duke e vazhduar dëshminë e tij dëshmitari i pestë për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit.

Mbrojtja e Rexhep Selimit është duke e marrë në pyetje dëshmitarin e pestë. Kjo seancë gjyqësore është duke u mbajtur me përmbajtje të redaktuar, njofton Klankosova.tv.

Në një pjesë dëshmitari ishte pyetur se a kishte dëme në disa fshatra gjatë vitit 1998, dëshmitari deklaroi se dëmtimet për fshatrat në fjalë janë bërë pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Më tej, dëshmitari ishte pyetur për një kidnapimi të një personi që ishte bërë në atë fshat nga disa persona me maska, të cilët ai nuk kishte mundur t’ua dallonte fytyrat dhe tha se kishin uniforma të zeza.

Ndryshe, ky proces gjyqësor nisi dy vjet e gjysmë më vonë, pas mbajtjes në paraburgim në Hagë, të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzat për ndërmarrje të përbashkët kriminele, vepër kjo që, sipas prokurorisë, e kishte “qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën, nëpërmjet metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”, në periudhën midis marsit të vitit 1998 e shtatorit të vitit 1999, në vende të ndryshme të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button