Dëshpëruan me Spanjën, Spalletti pritet t’i bëjë pesë ndryshime ndaj Kroacisë

Dëshpëruan me Spanjën, Spalletti pritet t’i bëjë pesë ndryshime ndaj Kroacisë

Kroacia dhe Italia do të luajnë ndeshjen vendimtare të hënën mbrëma me fillim nga ora 21:00 për të kaluar nga Grupi B në Leipzig.

Pas dy ndeshjeve të para, Spanja ka gjashtë pikë, Italia tre, dhe Kroacia dhe Shqipëria nga një pikë në Grupin B.

Do të jetë një ndeshje shumë interesante, derisa Italia pas dëshpërimit ndaj Spanjës pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Football-Italia’, trajneri italian Luciano Spalletti për këtë arsye do të vendosë të bëjë ndryshime të shumta për ndeshjen me Kroacinë,

Për shkak të paraqitjes së dobët ndaj spanjollëve, sulmuesi Gianluca Scamacca, anësori Federico Chiesa, mesfushorët Jorginho dhe Davide Frattesi dhe mbrojtësi Giovanni Di Lorenzo mund të humbasin vendin në 11-shen e parë.

Jorginho dhe Scamacca mund të zëvendësohen nga Bryan Cristante dhe Mateo Retegui, ndërsa një opsion për zëvendësimin e Jorginhos është Nicolo Fagioli, ylli i ri i Juventusit të cilit së fundmi i ka skaduar pezullimi për baste.

LEXO EDHE:

Back to top button