Dështimi ndaj Bodo-s, Haaland: E turpshme, marr përgjegjësinë me Donaruma-n

Mançester Siti pësoi një disfatë të rëndë në Ligën e Kampionëve ndaj Bodo/Glimt, që fitoi 3-1. Rezultati nuk i nxori anglezët nga ‘Top 8’, vendimtar për kualifikimin direkt në 1/8 finale, por përbën dështim për skuadrën e Pep Guardiolës, e cila mbeti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Rodrit.

Erling Haaland, pa gol dhe i zhgënjyer, mori përgjegjësinë për këtë dështim të skuadrës angleze

“Nuk e di, bëmë maksimumin, por diçka mungoi. Marr përgjegjësinë bashkë me Rodri, Gigi (Donnarumma), Tijjani (Reijnders) si lojtarë me përvojë. Nuk fajësoj askënd, por duhet të marrim më shumë përgjegjësi, sepse nuk mjafton”.

 

Sulmuesi norvegjez kërkoi falje nga tifozët.

 

“Më vjen keq për të gjithë tifozët që erdhën këtu, sepse në fund të fundit ishte humbje e turpshme. Bodo luajti futboll të jashtëzakonshëm dhe e meritoi”.

LEXO EDHE:

Back to top button