Dështoi edhe përpjekja e 6 për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Dështoi edhe përpjekja e 6 për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e gjashtë, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme. Haxhiu i mori 57 vota për, katër më pak se minimumi prej 61 votave të nevojshme për t’u emëruar. Haxhiu nuk u votua për kryetare në katër seanca radhazi. Vetëvendosje akuzon opozitën për taktizime të panevojshme. Ndërkohë nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e bën përgjegjëse Lëvizjen Vetëvendosje për situatën.

“Unë mendoj se nuk është e nevojshme kjo çfarë po ndodh seanca konstituive të zgjat kaq shumë meqenëse janë 120 deputetë, meqenëse ka vullnet politik për të shkuar përpara. Vetëm se ka taktizime të panevojshme është hera e dytë që opozita bënë taktizime të panevojshme e që si pasojë po kanë edhe bllokadën e formimit të institucioneve. Unë mendoj se cilado parti që bënë hapin që të lëvizë tutje dhe të ndihmoj në konstituimit e Kuvendit do të ketë edhe vlerësimin e nevojshme tek qytetarët”, tha Hekuran Murati, Lëvizja Vetëvendosje.

“Po mendoj që i tërë debati i këtyre ditëve të fundit është shtruar në mënyrë të gabuar, nuk është çështja se a ka ndërruar qëndrim PDK, por a ka ndryshuar qëndrim dhe a ka përpjekje për zhbllokim nga ana e subjektit të parë parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje. Ata duhet ta zhbllokojnë situatës”, deklaroi Vlora Çitaku, Nënkryetare e PDK-së. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button