Dështoi ulja e anijes kozmike në Hënë
Dështoi ulja e anijes kozmike në Hënë

Kompania që zhvilloi zbarkuesin e parë hënor për t’u nisur nga Shtetet e Bashkuara në pesë dekada, tha se ulja e anijes kozmike Peregrine në Hënë më pak se 24 orë pasi u nis kishte dështuar për shkak të një defekti teknik. Anija hapësinore e kompanisë nga Pitsburgu u nis për në Hënë përmes raketës së re “Vulcan”. Raketa u lëshua nga Florida, ndërkohë që anija, ishte planifikuar të ulej në Hënë më 23 shkurt, përmes një trajektoreje të tërthortë. Kompania “Astrobotics” synon të bëhet biznesi i parë privat që ulet me sukses në Hënën, një arritje që deri tani është realizuar vetëm nga katër shtete. Hera e fundit kur Shtetet e Bashkuara nisën një mision në Hënë ishte në dhjetor të vitit 1972. Shtetet e Bashkuara janë deri më tani, vendi i vetëm që kanë dërguar njerëz në Hënë, vendet e tjera kanë ulur mjete në Hënë por pa ekuipazh. /Alsat.mk