Dështojnë skuadrat italiane në finalet e garave evropiane
Tri skuadra italiane në finalet e kupave europiane, por asnjëra nuk ia doli të sjellë trofeun në Itali. Paraqitjet dinjitoze nuk mjaftuan për Romën, Fiorentinën dhe Interin, që në fund korrën zhgënjim në Europë, por në Itali ka një skuadër që feston pas këtyre dështimeve.
Bëhet fjalë për Juventusin, që pas çdo finaleje europiane të këtij sezoni, nuk ka ngurruar të urojë fituesit në rrjetet sociale, gjeste këto që nuk janë parë aspak me sy të mirë në Itali.
Pas Sevilja-s e Uest Hemit, bardhezinjtë uruan menjëherë për fitoren në Ligën e Kampionëve edhe Man. Sitin, teksa duket se dështimi i italianëve, ka ngushëlluar jo pak edhe Juventusin.







