Dështon mbledhja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, vazhdon greva e punonjësve të NQP-së

Dështon mbledhja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, vazhdon greva e punonjësve të NQP-së

Gazetar: Avni Tahiri

Në seancën e jashtëzakonshme, Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk arriti të votojë ndarjen e subvencioneve për Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik. Edhe pse nuk kishte asnjë votë kundër, 22 votat pro të këshilltarëve të pranishëm nuk mjaftuan për të kaluar vendimin. Nga sindikata dhe të punësuarit e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik vazhdojnë të qëndrojnë para godinës së qytetit të Shkupit. Ata janë të vendosur në vazhdimin e grevës.

“Vendimi nuk kaloi për një votë, dhe sigurisht është lajmëruar dikush që i vjen keq që ne po ngrijmë jashtë ndërsa transport publik nuk do të ketë dhe dëshiron që me abstenimin e tij ta ktheje në votë pro. Dhe për këtë të punësuarit do të qëndrojnë këtu dhe do ta presin seancën e radhës dhe do të informoheni çfarë do të ndodhë”, deklaroi Miço Stojanovski, sindikata e NQP-së.

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arskovska akuzoi këshilltarët e VMRO-DPMNE-së për kokëfortësi dhe papërgjegjësi ndaj qytetareve.

“Për këto njerëz me vjen keq që nuk gjetet kurajë as në muajin dhjetor e as në seancën e jashtëzakonshme të votoni që të mundët këta njerëz të vendosin në tryezat e tyre atë që të gjithë kishin mundësia ta bëjnë në kohen e festave dhe që ta dërgojnë në shtëpi pagën e tyre dhe të paguajnë faturat e tyre”, tha Danella Arsovska, kryetare e Qytetit Të Shkupit.

Subvencionet duhet të mundësojnë pagesën e rrogës së dhjetorit për punonjësit e NQP-së, të cilët që nga ora 9 e mëngjesit ndërprenë funksionimin e transportit publik. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button