“Destabilizimi”, Mickoski: Qytetarët të mos bien pre e provokimeve

“Destabilizimi”, Mickoski: Qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski derisa komentoj stabilitetin në vend, ri-përsëriti qëndrimin e tij se në shtet ekzistojnë struktura dhe forca politike të cilat për interesa personale kanë për qëllim destabilizimin e vendit, megjithatë u shpreh i prerë se qeveria aktuale nuk do ta lejoj një gjë të tillë, shkruan Alsat.

“Sa i përket destabilizimit unë do ta përsëris atë që e kam thënë, kemi struktura dhe forca politike që për ta mbrojtur pasurinë dhe gjithë atë që e kenë ndërtuar gjatë viteve të kaluara, me çrrastë në mënyrë çnjerëzore e kanë plaçkitur qytetarin, pa dallim të përkatësisë etnike, do të keqpërdor dhe do të manipuloj, do të manipuloj me një grup të caktuar njerëzish që të shkaktoj incidente etnike, për shkak se ajo është mënyra e vetme që të magnetizojnë publikun për destabilizimin e paralajmëruar dhe organizimin e protestave të cilat i planifikojnë gjatë kësaj vjeshte. Nuk duhet si qytetarë që këtë ta lejojmë dhe si qeveri, si kryetar i qeverisë, apeloj tek qytetarët që të mos bien pre e këtyre komploteve milionëshe”, tha Mickoski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button