Paris Sen Zhermeni po planifikon të shpallë së shpejti emërimin e Luis Enrikes si trajner kryesor, por një problem mbetet. Trajneri spanjoll tashmë ka rënë dakord me klubin parizien dhe tani pret të zyrtarizohet.
Sipas gazetarit Fabrise Houkins, kjo nuk ka ndodhur ende për shkak të negociatave të vazhdueshme me Kristof Galtier, timonieri aktual i PSZH për kushtet e një ndërprerjeje të parakohshme të bashkëpunimit.
Palët ende nuk kanë gjetur një kompromis, gjë që pengon ardhjen e Enrikes. Kujtojmë se kontrata e Kristof Galtier skadon brenda një viti








