Detaje nga sulmi ndaj ekipit të TV Alsat
Detaje nga sulmi ndaj ekipit të TV Alsat

Ekipi i Televizionit Alsat, gazetari Avni Tahiri dhe operatori Shenoll Hajredin u sulmuan nga pronari i kompanisë “ASD METAL GROUP” Aleksandar Nikolçev në Vizbeg gjatë momentit sa po raportonin për zjarrin që përfshiu depon për skrap.
I par është sulmuar operatori Shenoll Hajredin. Është kapur për fyti nga bashkëshortja e Aleksandar Nikolçev ndërsa më pas është goditur me boks në kokë nga pronari Nikolçev. Sulmit me goditje në trup pasi operatori Hajredini ka rënë në tokë i është bashkuar edhe bashkëshortja duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat posedon edhe vërtetim mjekësor dhe incizime përkatëse. Më pas është kapur gazetari Avni Tahiri, i cili është goditur me shuplakë në fytyrë dhe i është marrë celulari në të cilin ka pasur incizime nga rasti, të dhëna personale, të dhëna bankare dhe fotografi familje. Celulari i gazetarit Tahiri për momentin rezulton të mos ketë qasje në rrjet. Dyshohet se Nikolçev celularin e ka hedhë në zjarr gjatë kohës sa tentoi të arratiset nga vendi i ngjarjes.
Në ora 11:30 Aleksandar Nikolçev u arrestua nga policia.
Aleksandaer Nikolçev rezulton pronarë i kompanisë “ASD METAL GROUP”. Kompania që sipas të dhënave që kemi siguruar nga Ministria e Ambientit Jetësor nuk ka leje për veprimtarinë e saj. Ndodhet në parcelën e cila figuron në emër të Katerina Ilievskas dhe Maja Karamanovas. Numri i saj i celularit dhe i Aleksander Nikolçevit rezultojnë edhe në të dhënat publike të kompanisë.
Kush është Aleksandar Nikolçev, person me të kaluar kriminale, i njohur për organet e rendit dhe me precedent penal për trafik ndërkombëtarë të drogës. Me prejardhje nga Velesi, banues në Shkup, i arrestuar dhe i dënuar në vitin 2013 si pjesë e grupit që ka punuar për “Frankfurt Mafian”.
Aktualisht ndodhet në stacion policorë. Ndaj tij për momentin rëndojnë dyshimet për: sulm ndaj personit zyrtar, nxitje e rrezikut të përgjithshëm, vepër të rëndë kundër sigurisë dhe vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve.
Për sulmin ndaj ekipit të Televizionit Alsat M përveç organeve të rendit janë informuar edhe përfaqësitë diplomatike dhe shoqatat e gazetarëve. /Alsat.mk