Dhjetë rregulla të “hekurta” nga Hansi Flik te Barcelona

Trajneri gjerman Hansi Flik e ka nisur mbarë aventurën e tij te Barcelona. Këtë e tregojnë rezultatet deri tani. Megjithatë, në një klub të tillë shihet fundi, çfarë ke fituar në sezon, atëherë bëhen edhe vlerësimet e bilancet. Për të qenë i suksesshëm, trajneri ka hartuar rregulla strikte për të gjithë te skuadra katalanase.

  1. Korrektesa në orare
    Të gjithë, si lojtarët, ashtu edhe stafi, duhet të mbërrijnë në “Ciutat Esportiva” 90 minuta para stërvitjes, e cila zakonisht fillon në 11 të mëngjesit. Flik udhëheq me shembull, shpesh duke qenë i pari që mbërrin aty.
  2. Kontrolli ditor i peshës
    Para çdo seance stërvitore kërkohet peshimi i lojtarëve. Këto të dhëna regjistrohen dhe vlerësohen në rang javor. Deri më tani, askush nuk është dashur të qortohet për këtë.
  1. Zakonet e detyrueshme të të ushqyerit
    Të gjithë anëtarët e stafit janë të detyruar të hanë në kuzhinën e “Ciutat Esportiva” pa përjashtim. Ata duhet të hanë të gjithë ushqimin e përgatitur nga nutricionistja e ekipit, Silvia Tremoleda.
  2. Seanca e mëngjesit në ditën e ndeshjes:
    Flik këmbëngul në një seancë shkrythëse në mëngjes, ditën e ndeshjes, të cilën e konsideron jetike për përgatitjen e lojës. Disa formacione startuese madje janë rregulluar bazuar në këto seanca.
  1. Përqendrimi ditën e ndeshjes
    Së bashku me rikthimin e seancave të mëngjesit ditën e ndeshjes, lojtarët tani grumbullohen në hotel (ditën para ndeshjes), madje edhe për ndeshjet në shtëpi, në Monzhuk.
  2. Pushimi pas ndeshjes
    Udhëtimet e gjata, të kthimit natën vonë, janë eliminuar. Nëse një ndeshje jashtë fushe mbyllet pas orës 9 të mbrëmjes dhe fluturimi është më i gjatë se 90 minuta, skuadra qëndron gjatë natës në qytetin pritës. F
  3. Seanca trajnimi të gjata dhe intensive:
    Flikk thekson disiplinën gjatë stërvitjes, duke u fokusuar në përgatitjen fizike me ndihmën e Julio Tous, i cili iu bashkua skuadrës katalanase këtë verë. Seancat janë rigoroze, me secilin lojtar që mban një gjurmues GPS për të monitoruar të dhënat e performancës, të cilat më pas vlerësohen. Trajnimi zakonisht zgjat rreth 90 minuta, pa përfshirë punën para dhe pas seancës. Në total, lojtarët kalojnë rreth 5 orë në “Ciutat Esportiva” çdo ditë.
  4. Asnjë dënim financiar
    Flik i sheh lojtarët e tij si profesionistë, duke e bërë sistemin e gjobave të panevojshëm.
  5. Koha e kufizuar e pushimit
    Flik beson se për të performuar në nivelin më të lartë, kërkohet përkushtim i plotë si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Rrjedhimisht, iu jep lojtarëve të tij pushim minimal, zakonisht vetëm një ditë në javë.
  6. Marrëdhëniet profesionale me lojtarët
    Flik e ka të qartë se ai është trajneri, jo një figurë babai apo miku për lojtarët e vet. Gjermani mban komunikim të shkëlqyeshëm me skuadrën, ndërtuar mbi respektin dhe angazhimin maksimal. Flick e mban zyrën e tij të hapur për diskutime me këdo nga skuadra. Megjithatë, ruan një vijë të rreptë ndarëse mes lojtarit dhe trajnerit, duke shmangur çdo favorizim. Ndërsa përpiqet të jetë i drejtë, nuk toleron asnjë ndërhyrje në vendimet e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button