Dhjetë ushqime që forcojnë kockat dhe muskujt tuaj

Dhjetë ushqime që forcojnë kockat dhe muskujt tuaj

Për të qenë në formë dhe për të forcuar kockat dhe muskujt, përveç aktivitetit të rregullt fizik, rëndësi ka edhe ushqimi. Disa ushqime mund të jenë veçanërisht të dobishme për ju në këtë proces.

Edhe pse kalciumi dhe vitamina D mund të merren në suplemente, megjithatë është më mirë t’i merrni ato përmes dietës natyrale. Kur bëhet fjalë për forcimin e kockave, këto janë ushqimet që duhet të hani më shpesh:

Kosi – Është i pasuruar me vitaminë D dhe kalcium, i cili dihet se mbron nga osteoporoza.

Qumështi – Ushqimi bazë në dietën e fëmijëve, të cilin shumë të rritur harrojnë ta pinë. Një gotë qumësht i skremuar përmban 30 për qind të dozës së rekomanduar ditore të kalciumit. Blini qumësht të pasuruar me vitaminë D dhe do të merrni edhe më shumë përfitime.

Salmoni dhe toni – Jo vetëm që janë të mirë për zemrën, por edhe për kockat. Ato përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të vitaminës D.

Spinaqi – Përveç magnezit dhe vitaminës D, përmban vitaminë K, e cila parandalon frakturat dhe rrit densitetin e kockave.

Lëng portokalli – Hulumtimet e kryera në Amerikë kanë treguar se ky lëng mbron edhe kockat por edhe qumështin. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës C.

LEXO EDHE:

Back to top button