Dhjetë vatra aktive të zjarrit në Maqedoninë e Veriut

Dhjetë zjarre vazhdojnë të jenë aktive në vend, ndërsa vetëm sot janë shënuar edhe tre zjarre të reja. Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin me Kriza, zjarr i ri është shkaktuar në një deponi në fshatin Nerasht të Komunës së Tearcës , një në rajonin e Dellçevës dhe Pehçevës dhe një zjarr në Kratovë, i cili për momentin është edhe më i rrezikshmi. Ilija Bojarovski nga QMK thotë se ekspertët në terren tregojnë se ka dyshime që disa nga zjarret janë shkaktuar me qëllim.
https://www.youtube.com/watch?v=bPvrl31kANA&feature=youtu.be
Nuk ka fakte konkrete, por indikacionet nga terreni dhe profesionistët që na tregojnë të dhënat nga fillimi i zjarreve por edhe kur i shuajnë zjarret gjejnë materiale të caktuara për ndezje, por edhe të mos gjejnë është e palogjikshme që një zjarr të fillojë në shtatë vende”, tha Ilija Bojarovki, QMK.
Nga Ndërmarrja publike “Pyjet Kombëtare” thonë se situata me zjarret vazhdon të jetë serioze. Drejtoresha Juliana Nikollova, thotë se ka zjarre që janë aktive dhe të rrezikshme.
Zjarre që janë aktive, janë në Rankovc të Kumanovës, Berovë/Pehçevë, Koçan të cilin e vizituam dje dhe atje kemi zjarr i cili ndoshta brenda ditës është lokalizuar, në pjesën e Vallandovës e Gjevgjelisë, kemi zjarre të lokalizuara, Kratovë, Kriva Pallankë, Gostivar, Makedonski Brod, Strugë, ku janë lokalizuar ndërsa një pjesë janë shuar”, pohoi Juliana Nikollova, drejtoreshë e N.P. Pyjet Kombëtare.
Institucionet relevante në vend apelojnë tek qytetarët që të respektohen sa më shumë masat për ndalim të lëvizjes nëpër pyje. Nga MPB thonë se pas masave për ndalesë, përveç kontrolleve që do të bëjë policia e Pyjeve, kontrolle të përforcuara do të bëjë edhe policia. Nga MPB rikujtojnë se shkaktimi i zjarrit me qëllim ose nga pakujdesia është vepër penale dhe sipas nenit 227 të Kodit penal, ndëshkohet me dënim me burg deri në 8 vite.
Mefail Ismaili