Dhjetëra kontejnerë transporti përfundojnë njëri mbi tjetrin, pas daljes nga shinat në Australi – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Dhjetëra kontejnerë transporti përfundojnë njëri mbi tjetrin, pas daljes nga shinat në Australi – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Dhjetëra kontejnerë transporti kanë “fluturuar” kur një tren mallrash doli nga shinat në perëndim të Viktorias, duke mbyllur korridorin hekurudhor për në Adelaide.

Sipas mediave të huaja, treni doli nga shinat pranë Inverleigh përgjatë autostradës Hamilton jashtë Geelong rreth orës 5:30 të mëngjesit të së hënës.

Në një deklaratë, autoritetet kanë thënë se nuk kishte lëndime në ekuipazhin e trenit dhe nuk kishte kontejnerë mallrash të rrezikshëm të prekur nga incidenti.

Korporata tha se korridori hekurudhor Melburn-Adelaide është mbyllur si rezultat dhe klientët e prekur janë njoftuar.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kontejnerët e grumbulluar njëri mbi tjetrin dhe ujin poshtë tyre dhe gjurmët.

Policia e Viktorias tha se oficerët u thirrën në vend të hënën në mëngjes për të siguruar kontrollin e trafikut, por ata nuk ishin më të nevojshëm.

Ndërsa autoritetet e Ndihmës së Shpejtë kanë bëtë të ditur se nuk kishte të lënduar dhe ata nuk ishin të detyruar të shkonin në vendngjarje.

LEXO EDHE:

Back to top button