Dhjetëra të vdekur nga shpërthimi në Rusi

Dhjetëra të vdekur nga shpërthimi në Rusi

Të paktën 30 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga një shpërthim i madh në një pompë të karburanteve në republikën jugore të Rusisë, Dagestan, njoftuan zyrtarët rusë. Ministria e Emergjencave e Rusisë tha se 150 njerëz janë lënduar në përgjithësi. Tre prej të vdekurve ishin fëmijë. Shpërthimi ndodhi në periferi të Maka-chkala, kryeqytetin e këtij rajoni.

Zjarri nisi në një dyqan për rregullimin e automjeteve dhe u shpërnda te pompa e afërt e karburanteve, duke nxitur një shpërthim të madh. Autoritet ruse e kanë nisur një hetim kriminal ndaj këtij rasti. Familjet e viktimave do të marrin nga rreth 10 mijë dollarë secila, sipas autoriteteve në Dagestan, ndërsa ato të të lënduarve nga dy deri në katër mijë dollarë. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button