Dhjetëra të vdekur për shkak të temperaturave të larta në Japoni

Në javën e fundit në Japoni 23 persona humbën jetën për shkak të temperaturave të larta, transmeton Anadolu. Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive njoftoi se 8.122 njerëz u shtruan në spital gjatë 19-25 korrikut për shkak të goditjes nga nxehtësia.

- Advertisements -

Agjencia njoftoi se 23 prej tyre vdiqën dhe më shumë se 3.000 prej tyre janë në gjendje serioze. Më tej, thuhet se më shumë se gjysma e të shtruarve në spital ishin mbi moshën 65-vjeç, 2.627 ishin midis moshës 18 deri 64-vjeç dhe 800 nën moshën 17-vjeçare.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e pajisjeve të ventilimit kur temperatura arrin 28 gradë ose kur lagështia arrin në 70 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button