Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore në Gaza
Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore në Gaza

Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestinezë në Gazën jugore dhe qendrore. Njëri prej sulmeve goditi një “zonë të sigurt”, të shpallur nga Izraeli, e cila ishte e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur. Duke iu referuar mesa duket këtij sulmi, ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një komandant në njësinë detare të grupit militant, Xhihadi Islamik, në perëndim të qytetit Kan Junis. Zyrtarët në Spitalin Naser të Kan Jonisit thanë se së paku 17 persona janë vrarë vetëm në këtë sulm. Lufta në Gazë nisi tetorin e kaluar, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë. Në përgjigje, Izraeli nisi një fushatë intensive sulmesh në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, e cila vazhdon ende. Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz u vranë prej se nisi lufta. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha këtë javë se numri i viktimave në Gazë “është në mënyrë të papranushme i lartë”. /Alsat.mk