Dhjetëra të zhdukur nga shembja e minierës në Mianmar

Të paktën një person ka vdekur dhe 70 janë zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në një minierë në pjesën veriore të Mianmarit.
Autoritetet e kanë nisur operacionin e kërkimit. Shumica e viktimave besohet se ishin minatorë të paligjshëm, shkruan BBC.
Rrëshqitja e dheut ndodhi në zonën Hpakant të rajonit Kachin rreth orës 4 të mëngjesit sipas kohës lokale të mërkurën.
Kjo nuk është fatkeqësia e parë këtë vit në të njëjtën zonë. Disa ditë më parë, të paktën dhjetë minatorë joprofesionistë u zhdukën nga rrëshqitja e dheut në Hpakant.
Në vitin 2020, mbi 160 persona, shumica emigrantë, vdiqën në njërën nga fatkeqësitë më të rënda në Hpakant, pasi mbetjet minerare u shembën në një liqen.
Tregtia me një lloj minerali me ngjyrë të gjelbër në Mianmar besohet se vlen më shumë se 30 miliardë dollarë në vit. Në Hpakant ndodhet miniera më e madhe në botë e këtij minerali.