Dhjetëra turist humbën në Kodrën e Diellit, intervenoi policia dhe ekipi i Elem Turs

Për pasojë të mungesës së shenjave për orientim por edhe mjegullës tejet të dendur një ditë më parë në pikën turistike Kodra e Diellit, janë humbur dhjetëra turistë nga Kosova dhe Shqipëria. Një pjesë e tyre, është dashur madje të kthehen në hotel nga ekipet mjekësore, pasi gjatë daljes nga pistat e skijimit, si pasojë e uljes së dukshmërisë, kanë pësuar lëndime, shkruan Alsat.

“Shkaku i kushteve klimatike, mjegullës së dendur dhe erërave, ndodhi një situatë e palakmueshme e padëshirueshme për ne, por falë Zotit gjithçka mbaroi mirë dhe me sukses. Ishin turistë nga Republika e Kosovës që normal nuk i njohin shtigjet e skijimit. Të njëjtët për një kohë prej maksimum 20 minuta u detektuan përmes GPS dhe i gjetëm. Mbi 30 persona deri në fund të ditës arriti numri i të humburve”, tha Adem Avziu, drejtor i Elem Turs./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button