Dhjetëra viktima nga stuhia Julia në Amerikën Qendrore

Dhjetëra viktima nga stuhia Julia në Amerikën Qendrore

El Salvador është zhytur mes ujit dhe kaosit pas stuhisë tropikale Julia që goditi Amerikën Qendrore gjatë fundjavës.

Sipas raportimeve, numri i viktimave nga kjo stuhi ka shkuar në 36.

Dhjetëra njerëz janë vrarë në vende të Amerikës Qendrore, pasi stuhia Julia përfshiu rajonin.

Mijëra vetë u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të motit, ndërsa miliona kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhia ka goditur El Salvadorin, Guatemalën, Panamanë, Nikaraguan dhe Hondurasin.

Julia zbarkoi të dielën në brigjet e Karaibeve të Nikaraguas përpara se të kalonte në Oqeanin Paqësor.

 

LEXO EDHE:

Back to top button