Dhoma e Përfaqësuesve miraton kërkesën e Trump për ndihmën ekonomike

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me 275 vota pro dhe 134 kundër kërkesën e Presidentit Trump për të ndihmuar amerikanët me një pagesë 2000 dollarëshe në përgjigje të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Presidenti Trump deklaroi para disa ditësh se do të bllokonte paketën e ndihmave ndaj pandemisë, nëse Kongresi nuk rriste pagesat nga 600 në 2000 dollarë dhe nuk shkurtonte shpenzime të tjera. Ai u tërhoq nga kërkesat e tij të dielën ndërkohë që po afrohej një mbyllje e mundshme e qeverisë federale në mungesë të fondeve.

Sipas Zërit të Amerikës, nuk është e qartë se si do të reagojë Senati i kontrolluar nga republikanët ndaj masës ligjore për të rritur pagesat nga 600 në 2000 dollarë. Disa senatorë janë shprehur se kjo masë do të rriste me miliarda dollarë paketën e ndihmave.

LEXO EDHE:

Back to top button