Dhurata e çmendur që CR7 i  bërë vetes para Kupës së Botës

Dhe megjithëse nuk e ka shfaqur ende publikisht në Instagram (le ta pranojmë, yllit portugez i pëlqen të tregojë makinat e tij), ndoshta ai është duke pritur kthimin e tij nga Kupa e Botës në Katar me një lumë golash dhe një foto të tijën duke ngritur Kupën e Botës.

Lodra e re e Kristianos i ka kushtuar tetë milionë euro pa marrë parasysh taksat që do të duhet të paguajë në vendin e tij. Një shifër e lartë pa dyshim, por që mund të duket e papërfillshme për vetë lojtarin nëse kemi parasysh se ai fiton më shumë se 40 milionë euro në vit vetëm falë produkteve që promovon në llogarinë e tij në Instagram, ku numëron 502 milionë ndjekës.

Në foto, Bugatti Centodieci shihet duke dalë nga kompleksi kombëtar stërvitor i Portugalisë në qytetin Oeiras, në periferi të Lisbonës. Kush tjetër mund të ishte?

Në pamjet e realizuara në mes të natës, Bugatti i bardhë shihet duke dalë nga ambientet, me sa duket i shoqëruar nga një fuoristradë Mercedes që pason pak metra më tutje dhe ku mund të udhëtonin truprojat.

Është e vërtetë që nuk ka asnjë mënyrë për të konfirmuar se është Kristiano ai që e drejton atë, por është gjithashtu e vërtetë që Bugatti është shumë selektiv kur bëhet fjalë për zgjedhjen e klientëve të tij dhe se askush nga kampi portugez nuk do të ishte miratuar nga Bugatti për përveç Ronaldo-s.

Në fakt, marrëdhënia mes futbollistit dhe markës franceze shkon shumë larg, pasi Kristiano tashmë ka në pronësi një Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse që bleu në 2016 dhe një Chiron që bleu një vit më vonë, të dyja ende në Madrid.

Ndërsa pret të shohë se çfarë është e aftë të bëjë Portugalia në Kupën e Botës në Katar (skuadra kombëtare portugeze e nis aventurën sot kundër Ganës), Cristiano mund të presë me padurim të shijojë Centodieci…por ku do ta çojë? Me të ardhmen e tij në dyshim, kjo është një pyetje e madhe që pret përgjigje.

 

LEXO EDHE:

Back to top button