“Dhurata” për Jyrgen Klopin vjen në muajin janar

Liverpulli është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me mbrojtësin e Sao Paulos, Lukas Beraldo. 19-vjeçari mund të nënshkruajë për “The Reds” në muajin janar, ndërsa një marrëveshje është shumë afër.

“Meqenëse ai ka vetëm një vit e disa muaj karrierë profesionale dhe përvojë vetëm në futbollin brazilian, ai ende duhet të testohet pak më shumë përpara se të luftojë efektivisht për një vend në ekipin Kanarian. Por, Beraldo ka shumë potencial. Interesimi për të është shumë i madh, mirëpo më është thënë se Liverpooli është seriozisht në garë për të,” raporton për “OUL” Rafael Reis.

Jurgen Klop ka dërguar skautët për ta vëzhguar lojtarin për disa ndeshje, në mënyrë që të sigurohen për potencialin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button