Dhuratë për Guardiolën, vjen mbrojtës krahu nga Parisi

Një dhuratë për të festuar fitimin e Ligës së Kampionëve. Një lojtar i aftë për të përforcuar korsinë e djathtë duke pasur parasysh lamtumirën e Zhoao Kanselo qe ka vendosur te ndryshoje ambjent pasi tashme seshte me pjese e planeve te Pep Guardiolas.

Man. Siti në orët e fundit ka rritur presionin për Ashraf Hakimi, anësori maroken qe u ble nga Paris Sen Zhermeni per rreth 70 mln euro te Interi. Siç raportohet nga “Marca”, fituesit e Ligës së Kampionëve, e pëlqejnë shumë ish-lojtarin e Interit: një operacion i komplikuar (edhe duke pasur parasysh kontratën që skadon më 30 qershor 2026), por anglezët mund të përdorin vullnetin e lojtarit për të ndryshuar ambjent.

Ne fakt, agjenti i marokenit u shpreh qarte se lojtari deshiron te dije trajnerin dhe planet e klubit ndaj nuk perjashtohet mundesia qe te kete takime te metejshme.

Hakimi do te kishte dashur kthimin ne Madrid te Reali, por sot per sot i vetmi interesim qe mund te bëhet konkret është ai i Man. Sitit me ndonje oferte 60-70 mln euroshe.

LEXO EDHE:

Back to top button