Di Marzio i bindur, Pogba preferon Juventusin

Gazetari i njohur italian, Xhanluka di Marzio ka zbuluar se Juventus shihet si destinacioni i favorizuar për mesfushorin e Mançester Junajtedit, Poll Pogba. Kontrata e francezit skadon në vitin 2022 dhe gjiganti italian është i interesuar të sigurojë shërbimet e lojtarit. Paga e lartë është shqetësim për “Zonjën e Vjetër” të cilët janë duke provuar të zbresin pagat në përgjithësi.

 

 

Sipas Tuttosport, francezi vazhdon të bisedojë me ish bashkëlojtarët në grupin e “Ëhats up”, aty ku i pranishëm është edhe trajneri Andrea Pirlo. Thuhet se “Bianconerët” janë të hapur të përfshijnë Paulo Dibalan në shkëmbim për Pogban. Kontrata e argjentinasit skadon në qershorin e 2022 dhe dy palët ende s’kanë gjetur marrëveshje për rinovim. Doni van de Bek shihet si alternativë e Pogbas, edhe pse Juventusi do ta shkëmbejë Adrien Rabiotin në vend të Dibalas për ish yllin e Ajaksit. Pogba në Torino kaloi katër sezone duke shënuar 34 gola dhe dhuruar 40 asistime në 178 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button