Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Pres që palët të jenë të orientuar drejt zgjidhjes!

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Pres që palët të jenë të orientuar drejt zgjidhjes!

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është shprehur se në fund të javës do të presë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në një tjetër takim bisedimesh.

Fokusi gjithashtu do të jetë edhe tek gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e dinarit.

Lajçak ka theksuar se pret që palët në këtë takim të kenë një qasje të orientuar drejt zgjidhjes.

“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, ka thënë ai.

Zyrtarët e BE më herët kanë deklaruar se një zgjidhje e përhershme duhet të negociohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

LEXO EDHE:

Back to top button