Dibala gati të firmos zgjatjen e kontratës me Juven

Skuadra e Juventusit shumë afër marrëveshjes me Dybalan për zgjatjen e kontratës. Paulo Dibala është duke kaluar vitin e fundit të kontratës te Juventusi, pasi marrëveshje aktuale i skadon më 30 qershor të vitit 2022. Megjithatë, “Bianconerët” prej kohësh kanë nisur bisedimet me Dibalan për të nënshkruarë një marrëveshje të re dhe duket se palët janë shumë afër për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas gazetarit të afërt me klubin Italian, Romeo Agresti, sulmuesi do të zgjat kontratën e tij deri në qershor të vitit 20225. Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë takime të reja mes palëve për të finalizuar marrëveshjen e re me futbollistin. Argjentinasi me kontratën e re pritet të përfitojë rreth tetë milionë euro në sezon, plus bonuset e përfshira në marrëveshje.

LEXO EDHE:

Back to top button